Shqipëria pas zgjedhjeve

Janë,më së paku,dy arsye,që “më shtyejnë”edhe një herë “të merrem”me Shqipërinë e “paszgjedhjeve”.E para,nevoja e “konsolidimit të brendshëm” në Shqipëri,sa më shpejtë që “të jetë  e mundur”.E dyta, sugjerimi “i udhëve të mundshme”nëpër të cilat “do të bëhej” demokracia. Prandaj,ky shkrim edhe mban titullin : “Më lehtë është ‘të qenët demokratë’se ‘të bësh’ demokracinë”. 

Sado që është “ende herët” për të gjykuar drejtë,jam me përshtypjen sikur në Shqipëri “erë e historisë ka ndryshuar drejtim”dhe fryn drejt demokracisë. Eshtë histori më vete të shkruash historinë me duart tua.
Këshilla e parë që duhet të mbajnë para vetes fituesit e votës së popullit është:

demokracia është një gjë,ndërsa shkalla e të qenët demokratike ose e demokratizimit të shoqërisë është një gjë tjetër.Ata duhet të luftojnë për të dytën.Kjo do të duhej të ishte detyrë e parë e tyre.Ka një fjali shumë të urtë në të cilën thuhet se “Të mundësh kundërshtarin nuk do të thotë ende t’i zësh vëndin”.Po qe se ata që fituan zgjedhjet në Shqipëri mundën kundërshtarët,do të duhej që jo vetëm “t’ju zëjnë karrigat”,por të zotërojnë problemin.E vetmja mënyrë “për t’i zgjidhur problemet” është t’i njohësh,të dish cilat janë.Ata që fituan zgjedhjet duhet të kenë parasysh se zgjedhjet “nuk vendosin për problemet”,po vendosin se “kush do të vendosë për to”.

Pa asnjë pretendim që të bëhem prokuror ose gjyqtar,e avokat jo se jo, i asnjerës nga partitë dhe i as njerit lider,ndiej nevojën që të shfaq disa mendime që përqendrohen në rritjen e shkallës së vetëdijësimit dhe të përgjegjësisë së votuesve shqiptarë për t’u përcaktuar me votën e tyre për ata liderë që,përpara se për partinë, mendojnë për popullin dhe kombin,për ata që kanë parasysh objektivat, për ata që mbështeten në themelësinë praktike të tyre, logjikshmërinë, arsyeshmërinë,konzistentitetin,koheritetin,realshmërinë dhe për strategjinë e bërjes së Shqipërisë një shtet me parime dhe vlera demokratike.

Gjendja e përgjithshme në Shqipëri nuk le indiferentë asnjë shqiptar.Ta duash Shqipërinë është gjëja më elementare që kërkohet prej një shqiptari.Por,në shembullin e Shqipërisë,u vërtetua se nuk mjafton të jesh shqiptar që ta duash Shqipërinë. Për mungesë të atdhedashurisë,prej kohësh jo vetem që u përdhos sovraniteti i  Shqipërisë, por edhe të qenët e shtetit dhe të kombit shqiptar. Përgjegjësia për këtë bie,në rradhë të parë,mbi supat e udhëheqjes së saj.