- Details
1.Edhe pa pritur gjykimin e kohës,mendoj se vepra dhe personaliteti i Ibrahim Rugovës do të zënë një vend të çmuar në historinë më të re politike të Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi,me gjithë pikëpamjet e rezervuara dhe të kundërta për veprën dhe personalitetin e tij që janë dëgjuar dhe që do të dëgjohen,veçanërisht pas vdekjes së tij,nga taborre politike dhe intelektuale.Ai do të mbahet në mend për qëndrimin e tij prej njeriu që,në emër të tolerancës,”nuk u përplasë”me asnjërin që mendoi ndryshe prej tij.
- Details
Tridhjetepesë vjet më parë,në vitin 1970,doli para studentëve të vitit të parë të Fakultetit Juridik të Prishtinës një djalosh që,me fjalat e para,përfitoi auditorin e madh.I ri,po me qëndrim burri,asistent,po me dukje profesori, demonstrues, po me përgatitje ligjeruesi.Ishte ky Bardhyl Çaushi.
Read more: Me rastin e (ri)varrimit të prof.dr.Bardhyl Çaushi
- Details
Sot përkujtojmë emrin dhe veprën e Gazmend Zajmit, me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes
Vrojtimet hyrëse
Njohës i shkëlqyer i sistemeve politike,analist i thellë i rendeve konstitucionale, dijetar në fushën e gjuhës dhe kombit,historian i çështjes shqiptare,mësimdhënës e pedagog ndër më të mirët,kreator i dokumenteve me vlerë për Kosovën dhe të ardhmen e saj,eseist politik,me formë të veçantë të shprehjes dhe me mendim dhe rezonim të themeltë shkencor.
Read more: Sot përkujtojmë emrin dhe veprën e Gazmend Zajmit, me rastin e dhjetëvjetorit
- Details
Nuk fliste aty ku duhej të heshtej,nuk heshtte aty ku duhej të flitej
Emri dhe vepra e akademik Fehmi Aganit janë,padyshim,emër dhe vepër që nuk mund tw harrohen.Prandaj,sot,në pesëvjetorin e vrasjes së tij, kujtohet me pietet të madh emri i dijetarit që mbërthente në vete guximin politik, të politikanit që mbillte në mendimin e tij gjykimin shkencor dhe të eseistit sociologjik, filozofik dhe politik që parashikonte ardhmeninë dhe vepra e tij prej një pedagogu të respektuar,shkencwtari të dëgjuar dhe njw metodologu të afirmuar.
Read more: Në pesëvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit(6.5.1999)
- Details
(Fjalë në Akademinë Solemne me rastin e manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”,Prishtinë,Amfiteatri i Fakultetit Filologjik,6 mars 2001)
Sot bëjmë më shumë se një nderim të zakonshëm për ata që ranë për lirinë dhe nderimi për ta është nderim për kombin të cilit i takojmë. Sot bëjmë më shumë se një nderim të zakonshëm për Jasharajt dhe nderimi për ta është nderim për lirinë.Sot shqiptarët përkulen para varreve të dëshmorëve të kombit,duke përkujtuar historinë e tyre të re,të përshkuar me trimëri dhe sakrificë…
Read more: Jasharajt,me Ademin në krye, janë krenari e kombit
Page 1 of 2