|
Vit i fokusimit nė pėrhapjen e sė vėrtetės pėr Kosovėn |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Tuesday, 15 January 2008 |
I
Në momentin kur mësova se jam laureat i çmimit “Intelektual i Vitit
2007”, më doli parasysh mendimi se :koha moderne nuk kerkon prej prej
intelektualit që ai “t’ia gjeje asaj kuptimin e vërtetë”; të kundërtën,
për intelektualin sot është çështje “jete a vdekjeje” se a do të jetë
ai “në nivelin e atij kuptimi”.
Edhe në Vitin 2007, sikur se edhe në disa vjet të tëra më parë, “nuk
kam qëndruar duarkryq”. Kam reaguar, me fjalë dhe me shkrime, pothuaj
se, për çdo ndodhi për dhe rreth nesh. Kam parapëlqyer që t’i analizoj
rrjedhat, t’i parashikoj ato; t’i flas së sotmes, duke komunikuar edhe
me të nesërmen.
E pranoj se ndjenja e kënaqësisë që më ka krijuar marrja e këtij çmimi,
i ka kapërcyer përmasat e kënaqësisë së rëndomtë, për faktin se çmimi
arriti nga një organizatë që artikulon zërin e studentëve dhe të të
rinjëve të Kosovës.Në përmasa me ndjenjën e kënaqësisë është edhe
ndjenja e përgjegjësisë për të vazhduar me një mision të nisur i cili
nuk shuhet, veçanërisht në kohët që provokojnë mendjen dhe mendimin e
intelektualit krijues.Në të vërtetë, koha është,siç thuhet me të
drejtë, “nga të gjithë kritikët, më i madhi, më gjeniali dhe më i
pagabueshmi”.
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
Intervistė dhėnė tė pėrjavshmes Focus pėr numrin festiv tė Vitit tė Ri 2008 |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Monday, 31 December 2007 |
- Focus: Do ta pranonit pozitën e Kryetarit të Kosovës
për ta drejtuar, nëse u ofrohet, ani pse ju keni qenë gjithmonë “opozitar’
i kësaj mënyre të qeverisjes në Kosovë, sidomos nën mandatin e UNMIK-ut,
“prodhim” i së cilës është edhe Korniza Kushtetues ne bazë të
secilës do te duhej të veproni?
Eshtë e vërtetë se kam
mbajtur dhe se vazhdoj të mbaj një “qëndrim opozitar” ndaj një mënyre të tillë
të qeverisjes e cila u dëshmua si joproduktive, ndërsa sa i përket pyetjes se a
do ta pranoja apo jo një detyrë, si atë të kryetarit të Kosovës, për derisa nuk
është formatizuar ndonjë propozim, nuk e konsideroj, as oportune dhe as produktive,
të përgjigjem në të, edhe pse “midis rreshtave”nga përgjigjet e mia në këtë
intervistë, lexuesit e kujdesshëm do ta gjejnë përgjigjen.
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
Edhe nje Vit i Ri me shpresa te vjetra |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Monday, 31 December 2007 |
|
-Kosova dhe
shqiptarët në ndërrimin e moteve-
Kosova dhe
shqiptarët po i bëjnë bilancet e fundivitit.
Rezultati : dëshiruan më shumë se ç’
arritën. Kosova dhe shqiptarët “u sollën si në labirint”, ecën “shtrembër” për
“të dalë në rrugë të drejtë”, prandaj
nuk “arritën në cak”.Të jetosh më mirë është qëllimi kryesor i jetës.
Shqiptarët ishin aq shumë “të preokupuar” që “të përmirësojnë jetën”, sa që
“harruan të jetojnë”.Ka njëmijë e një përkufizime për jetën, por ka vetëm një
jetë: e gjithë jeta sillet mes asaj që duan njerëzit dhe asaj që bëjnë ata për
të. Thonë se njerëzit jetojnë “ashtu siç e meritojnë”.Shqiptarët, edhe në këtë
fundviti shtrojnë pyetjen : a thua nuk e merituam që të jetojmë më mirë, nëse kësaj
që jetuam i thënçin jetë!
Kosova dhe
shqiptarët po shkelin në Vitin e Ri me shpresa të vjetra.Shpresa është vetvetiu
një lloj fati dhe , ndoshta, fati më i madh që njerëzve u ka falur kjo botë.Sado
që mund t’i mashtrojë, shpresa i mbanë
gjallë njerëzit. Mirëpo, një proverb tërheq vërejtjen : “Kush rron me shpresë,
vdes uni”.
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Next > End >>
|
| Results 56 - 66 of 94 |