| |
Mirė se vini nė
www.Esat.Stavileci.com
Ndėr tė tjera, mund tė gjeni
artikuj, intervista, letra tė hapura, mendime ndryshe dhe shkrime e
kontribute tė tjera autoriale, tė shkruara nė kohėt kritike dhe dramatike
pėr shqiptarėt. Ēastet e lira kaloni nė "Kopshtin e aforizmave". Edhe
studentėt para tė cilėve ligjėroj, do tė gjejnė "ushqimin e vet". Sė shpejti
do tė keni ēasje edhe nė video inēizimet e fjalės sime publike. Uroj qė tė
ndaheni tė kėnaqur. |
Intervista
|
Bėrja e shtetit ėshtė mė shumė sesa deklarimi pėr tė |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Wednesday, 04 February 2009 |
|
(Intervistë për gazetën “Lajm”, 5 shkurt 2009)
“Lajm”: Në librin e fundit “Shteti-shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës” citojmë: “Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja dhe fuqizimi i atyre ekzistuese”(Fukuyama). Në këtë
kontekst, si e shihni rrjedhën dhe perspektivën e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë në krijimin e institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimin e atyre që kanë ekzistuar ?
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
Interviste Evropa e lirė |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Wednesday, 07 January 2009 |
Stavileci: Mbetja e UNMIK-ut – konfuzion pushtetesh
“Ky konfuzion bëhet edhe më i madh me
synimin e Serbisë, që nëpërmjet zbatimit të 6-pikëshit të OKB-së, të mbetet në
garë për pushtet dhe ligj në Kosovë”, thotë akademik Esat Stavileci.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Stavileci, misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e
ligjit, EULEX, ka nisur punën në Kosovë. Si e shihni rolin e këtij misioni?
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
Intervistė Europa e Lirė:PAS 10 DHJETORIT DO TĖ HAPET NJĖ RICIKLIM TJETĖR |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Thursday, 20 September 2007 |
|
INTERVISTE RADIO EUROPA E LIRE
20, SHTATOR 2007
STAVILECI:“PAS 10 DHJETORIT DO TË HAPET NJË RICIKLIM TJETËR”
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Stavileci, edhe në takimin e mbajtur në Londër midis
Treshes ndërkombëtare dhe Prishtinës e Beogradit, palët vazhdojnë të
kenë qëndrime diametralisht të kundërta. Si e shihni ju vazhdimësinë e
këtij procesi?
ESAT STAVILECI
E para, asgjë nuk është e panjohur nga ajo që palët mbajnë
qëndrime të kundërta. Në lidhje me këtë, unë mendoj se pikërisht është
bashkësia ndërkombëtare ajo që, në njëfarë mënyre, i hyri negociatave
mes Prishtinës dhe Beogradit, duke qenë e vetëdijshme se nga ato
negociata nuk do të ketë ndonjë rezultat efektiv. Unë shpeshherë kam
bërë përpjekje që të flas për qasjen e gabueshme të bashkësisë
ndërkombëtare, që nëpërmjet negociatave ta zgjidhë çështjen e Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare, në vend se zgjidhjen e çështjes së Kosovës
t’ia linte vetë popullit të Kosovës, që ai vetë të vendoste për të
ardhmen e tij sipas një parimi të deklaruar dhe të verifikuar
ndërkombëtarisht, të vetëvendosjes së popujve, të prononcuar edhe në të
drejtën ndërkombëtare, zgjodhi një rrugë tjetër, për të cilën dihej
vetëm fillimi dhe jo fundi. Prandaj, unë kujtoj se bashkësia
ndërkombëtare, bashkë me negociatat, janë gjendur në një udhë pa krye
dhe kujtoj se procesi do të mund të riciklohet dhe zgjidhja do të mund
të kërkohej vetëm atëherë po qe se do të arrihet një konsensus i plotë
në bashkësinë ndërkombëtare, që unë, në njëfarë mënyre, druaj se do të
ketë, për vetë faktin e interesave të ndryshme që kanë disa prej
vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
Intervistė pėr tė pėrditshmen "Kosova Sot" tė datės 4 mars 2007 |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Sunday, 04 March 2007 |
|
KOSOVA ESHTE , NE THELB, ÇESHTJE E VETEVENDOSJES 1.Si e vlerësoni propozimin (pakon) e Ahtisaarit?
Si një dokument që sugjeron statusin e ardhshëm politik,juridik e ndërkombëtar të Kosovës,si një dokument me të cilin synohet të hapet pjesa përmbyllëse e përkufizimit të statusit të ri të Kosovës,në një rrugë tjetër nga ajo që ishte ndjekur për ish-republikat e Jugosllavisë që automatikisht nënkuptonte njohjen e vullnetit të lirë të popullit për shtet të pavarur dhe sovran,pa e vënë atë në korniza kushtëzimesh apo kufizimesh.Pra,bëhet fjalë për një propozim që çështjen e Kosovës e shtron në një dritë tjetër të zgjidhjes së saj që do të thotë kalimin nëpër një proces, jo vetëm të një partneriteti të plotë me bashkësinë ndërkombëtare,por edhe,në masë të caktuar,në vartësi të saj.Prandaj,dokumenti paraprakisht,përpara deklarimit të Kuvendit të Kosovës për të ardhmen e vet,parasheh disa kushte e kufizime të përshkruara në një marrëveshjeje që do të ketë supremacionin ndaj aktit më të lartë juridik të Kosovës.Pakoja është një dokument rekomandimesh,e jo vendimesh, për statusin e ardhshëm të Kosovës.Ajo paraqet një akt në zinxhirin e proceseve që synojnë të përmbyllin zgjidhjen e çështjes së Kosovës,edhe pse,në fakt,ajo është një kornizë për pozitën e minoriteteve,veçanërisht për pakicën serbe dhe për modalitetet e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.Vlerësimi më i plotë i dokumentit mund të bëhet vetëm pas miratimit të tij eventual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,prandaj të drejtën për të gjykuar për të e ndërlidhi:e para,me qartësimin dhe shprehjen pa ekuivoke të statusit dhe me miratimin eventual të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. |
|
Lexo mė shumė...
|
|
|
Intervistė pėr tė pėrditshmėn "Iliria Post" tė Prishtinės tė datės 15 shkurt 2007 |
|
|
|
Written by Esat Stavileci
|
|
Thursday, 15 February 2007 |
|
1. Terminologjia e përdorur në dokumentin e Ahtisarit a ka rrezik që të krijojë ambiguitet në interpretim, në veçanti në çështjen e decentralizimit dhe zonave të mbrojtura, si dhe në ushtrimin e kompetencave të komunave me shumicë serbe?
Dokumentet politike që pretendojnë të ofrojnë zgjidhje kompromisi,te të dyja palët mund të krijojnë ndjenjën se “nuk po dalin humbës” nga një proces negociatash.Ato dokumente përherë i ka kërcënuar rreziku i ambiguitetit. Kështu ishte me Rezolutën 1244,kështu është edhe me Pakon e Ahtisarit,sado që ai po premton se versioni përfundimtar do të jetë më i qartë.Edhe më heret kam tërhequr vërejtjen se shtizat do “të thyhen”në çështjen e decentralizimit, sepse ai po vendoset mbi parimin territorial dhe etnik;në çështjen e zonave të mbrojtura,sepse ato do të gëzojnë të drejta pronësore që mund të kufizohen në mënyra të veçanta dhe në çështjen e kompetencave shtesë të komunave serbe ose me shumicë serbe,sepse ato do të krijojnë një asimetri e cila vështirë se do të mund të rregullohej me një sistem unik ligjor. |
|
Lexo mė shumė...
|
|
| |
(c) 2007 Esat Stavileci Official Website
|
 |
|
|