Mirė se vini nė www.Esat.Stavileci.com
Ndėr tė tjera, mund tė gjeni artikuj, intervista, letra tė hapura, mendime ndryshe dhe shkrime e kontribute tė tjera autoriale, tė shkruara nė kohėt kritike dhe dramatike pėr shqiptarėt. Ēastet e lira kaloni nė "Kopshtin e aforizmave". Edhe studentėt para tė cilėve ligjėroj, do tė gjejnė "ushqimin e vet". Sė shpejti do tė keni ēasje edhe nė video inēizimet e fjalės sime publike. Uroj qė tė ndaheni tė kėnaqur.
Faqja e parė arrow Letra tė hapura
Letra tė hapura
Mos(unifikimi)i fjalorit politik shqiptar Print E-mail
Written by Esat Stavileci   

-Z.Ministër,jo pavarësi “e kushtëzuar”,po pavarësi e plotë,me mundësinë e mbështetjes dhe të fuqizimit nga bashkësia ndërkombëtare-

SHQIPTARET,SADO “TE NDARE”DUHET “TE ECIN TE BASHKUAR”

Ditë më parë e mbylla një shkrim timin me pyetjen:deri kur do të sillemi sikur të ishim pesë popuj dhe të kishim pesë çështje shqiptare?Aludoja,në prononcimin e z.Besnik Mustafaj,Ministrit    Jashtëm të  shtetit shqiptar në Uashington dhe në të gjitha prononcimet e kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.Në këtë shkrim po shtroj një pyetje tjetër,po që ka një lidhje logjike me të parën:pse nuk e unifikojmë fjalorin politik shqiptar rreth kërkesave që shtrojmë para qendrave ndërkombëtare të vendosjes në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare, për të vazhduar edhe me një pyetje të dytë që,në të vërtetë,është produkt i një aforizmi tim shumë të pëlqyer prej të tjerëve(sa që një kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit në Kosovë e kishte “përzgjedhur”si “slogan të vetin”Të ulemi në ‘sofra kombëtare’përpara se të bisedojmë në tryeza ndërkombëtare”?

Lexo mė shumė...
 
Letėr e hapur deputetėve tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė Print E-mail
Written by Esat Stavileci   

Zonja e zotërinj,
Kur në leksionin tim të mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë,me datë 30 Nëntor 2005,kisha shprehur mendimin se Shqipëria,endë më shumë “i ngjanë fëmijës”që “sapo ka lindur i dobët”,mbahet në jetë “me infusion dhe se pritet prej brezave të ardhshëm,të edukuar dhe të shkolluar,ta nxjerirn nga ajo gjendje,nuk reagoi asnjëri nga studentët në amfiteatrin e mbushur plotë.Në këtë mënyrë konfirmova mendimin tim që,në fakt,përbënte shqetësimin tim, Ku vete Shqipëria sot.

Lexo mė shumė...
 
Letėr ambasadorėve tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit Print E-mail
Written by Esat Stavileci   

Të nderuar ambasadorë,
Pa dyshim se shqetësimi Juaj i shprehur për Veriun e Kosovës,sado i vonuar qoftë,paraqet një kontribut të drejtpërdrejtë për sensibilizimin e gjendjes në atë pjesë të territorit të Kosovës.Cmojmë qëndrimin Tuaj se “nuk do të ketë ndarje të Kosovës”dhe angazhimin Tuaj për integrimin e Veriut të Kosovës në tërësinë institucionale të saj.

Lexo mė shumė...
 
Letėr e hapur kryeadministratorit, Z.Jessen Petersen Print E-mail
Written by Esat Stavileci   

Zotëri i nderuar,
Shkas i drejtpërdrejtë që t’ju drejtohem me këtë letër është një deklaratë e Juaj e bërë publike ditë më parë në lidhje me Kosovën dhe të ardhmen e saj dhe porosia e Juaj:”Kosovarë, përgatituni për kompromise”.
Pa “hyrë fare”në çështjet që do të mund të diskutoheshin se a i përket mandatit Tuaj adresimi i porosisë;sesa ishte ky një veprim Juaj diplomatik, edhe po qe se “ishte i porositur”,

Lexo mė shumė...
 
Letėr e hapur Kryeadministratorit tė Misionit Civil tė OKB-sė nė Kosovė,z.Hans Haekkerup Print E-mail
Written by Esat Stavileci   

ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË KOSOVË NË FUNKSION TË QETËSIMIT TË GJENDJES DHE TË PËRBALLIMIT TË PENGESAVE

Kosova ka mbetur pa adresë të vetën,pa organet e veta dhe pa autoritetet e veta.Do të jetë vështirë të qetësohet gjendja dhe të përballohen pengesat pa u gjendur adresa,pa u zgjedhur organet,pa u emëruar autoritetet e Kosovës ,të cilat,do të mund të ishin dhe të bëheshin krah i  Juaji i fortë në përpjekjet për ta ndërtuar të ardhmen e Kosovës.

Lexo mė shumė...
 
Home | Service | Sitemap |
 

 
Visitors