DEMOKRACIA,QEVERISJA,SHTETI, E DREJTA DHE POLITIKA
- Details
- Published on Tuesday, 14 October 2008 10:40
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 386
-Të menduarit dhe të shkruarit për to-
(NJE LIBER PER TE GJITHE)
Në vend të parathënies
Qysh moti kam menduar të shkruaj një “libër për të gjithë”;vite “të tëra”më “sillej ndërmend”ideja,po përherë më kaplonte frika se kjo do të mund të ishte një “kafshatë e madhe”për mua.Dilemat janë shfaqur qysh me pretendimin që ai të jetë “një libër për të gjithë”.Vërtetë,ç’kuptim ka libri “për të gjithë”?Giovanni Sartori,në librin e tij “Democrazia Cosa e”, me të drejtë vlerëson se “të gjithë”nuk janë “kurrë me të vërtetë të gjithë”.Kur themi “të gjithë,shprehet Sartori,nënkuptojmë gjithmonë: minus të…”Pra,dilema që më paraqitej ishte se cilët do mund të ishin,në të vërtetë, lexuesit e këtij libri dhe cilët jo, ose cilëve do të mund t’u kushtohej ai libër e cilëve jo.Sipas një logjike të thjeshtë,është përllogaritur se “të gjithë”do të mund të ishin gjithë ata që do të mund të shfaqnin ose tregonin ndonjë interes,të drejtpërdrejt ose të tërhort, për librin dhe që në të do të mund të gjenin ndonjë shqyrtim nga fusha e interesimit të tyre.Ky fakt më ka sfiduar shumë,por ndonjëherë më ka vënë në dy mendje.
Ç’është e vërteta,demokracia,qeverisja,shteti,e drejta e politika dhe,në mënyrë të veçantë,të menduarit dhe të shkruarit për to,nga aspekti i metodologjisë shkencore, ishin fusha të interesimit tim prej shumë kohësh,por për të hartuar një libër “të përbashkët” për to,më është dashur që,fillimisht,temat t’i shqyrtoja veç e veç e,më pastaj,t’i kryqëzoja midis tyre, punë që,padyshim,paraqiste një ambicie të madhe,vështirë të përballueshme. Mirëpo,përkrahja për projektin më arriti nga kolegët dhe miqtë,të cilëve u përmenda idenë,por edhe nga dashamirët e fjalës sime të shkruar përgjithësisht. Të gjithë ata të cilëve u përmenda këtë projekt,i cili ende është në fazën e (ri)përpunimit dhe redaktimit, e QE KA PERMBLEDHUR, ME NJE VEND, SHQYRTIMET PER DEMOKRACINE,QEVERISJEN, SHTETIN, TE DREJTEN DHE POLITIKEN,ME NJE VESHTRIM PER TE MENDUARIT DHE TE SHKRUARIT PER TO,më inkurajuan;madje disa prej tyre që lexuan fragmente nga dorëshkrimet e mia, mbështetën,jo vetëm idenë,por edhe tërë projektin. Mbështetja e tyre ishte një “ushqim i mirë”për mua që të vazhdoj punën dhe ja,para jush është parathënia e një teksti që nuk u ngjanë dhe nuk do t’u ngjajë librave të tjerë.Vetë ideja që të mos “ngjajë me librat e tjerë”ishte një provokim tjetër më vete për mua që,në fakt,nxiti dhe rriti motivin tim për “t’u provuar”në disa fusha të dijes që,sado qofshin të ndryshme,kanë një lidhje logjike midis tyre.
Duke ligjeruar “Të menduarit dhe të shkruarit juridik” për studentët pasuniversitarë të Fakultetit Juridik të Prishtinës,ndjeva nevojën dhe,pothuajse, ”qesh i detyruar”që “të (ri)merresha”me shqyrtime nga fusha e psikologjisë.Më kanë ndihmuar shumë njohuritë për “format e të menduarit logjik”në hartimin e këtij libri.Në të vërtetë,qysh herët kisha mësuar se të menduarit logjik “është një mënyrë e të menduarit që bazohet në të kuptuarit e realiteteve,duke i kushtuar rëndësi vërtetësisë dhe besueshmërisë së asaj që thuhet”.
Gjatë gjithë punës sime si pedagog në universitet,kam qenë “i ngarkuar”me përgjegjësinë për të ndihmuar aftësimin e studentëve.Kam mbajtur parasysh këshillën :“Ndihmo studentët që të përmirësojnë anën funksionale të njohurive të tyre”.Sërish,edhe aty, më kanë ndihmuar njohuritë nga psikologjia të cilat,duke kërkuar “përgjigje më të saktë rreth kësaj pyetjeje”,më kanë rekomanduar rrugët e aftësimit: ”Të përpiqesh që të të kuptojnë gjithnjë e më tepër”;”Që të mësojnë dhe të riprodhojnë vazhdimisht”;”Që të paraqesin informacione dhe përvoja njohëse në forma nga më të ndryshmet”;”Që të marrin pjesë dhe të arsyetojnë vazhdimisht rreth situatave problemore”dhe “Që të ushtrohen sa më shumë personalisht në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problemeve”.
Të menduarit logjik më “ka kthyer”edhe në nevojën e “(ri)marrjes së leksioneve” nga logjika.
Pretendimet që ky libër të sherbejë “për të gjithë”ka shtruar para meje nevojën që të lexoj dhe të (ri)lexoj;të studioj dhe të (ri)studioj;të analizoj dhe të (ri)analizoj shumë autorë dhe vepra të tyre,në mënyrë që, aty ku është paraqitur një mendim , atë ta kryqëzoj me,më së paku,dhe dy mendime të tjera.
Duke ndjekur këtë rrugë,me librin tim nuk “detyroj” lexuesin që “ta uniformojë”mendimin e tij me mendimin e shprehur këtu,po të kundërtën:atij t’i krijojë mundësi,pse dhe jo lehtësi, që të përvetësojë mendimin më racional dhe që atë, eventualisht, “ta shndërrojë në mendim të vetin”.
(1)Ky libër nuk merret vetëm me përkufizimin e demokracisë, sado që ai përkufizim është shumë i rëndësishëm,”sepse përcakton ç’presim nga demokracia”.Shqyrtimet në këtë libër synojnë “dallimin midis demokracisë në kuptimin normativ dhe demokracisë në kuptimin përshkrues”,dallim ky që,vërtetë,është themelor.Ka shumë të vërtetë se ai synim “e ndërlikon problemin”por, po ashtu është e vërtetë se,nga një kënd tjetër,”e pastron dhe e sistemon”atë.
(2)Qeverisjes i është bërë një qasje nga kuptimi më i përgjithshëm i saj si “një agjenci thelbësore,përmes së cilës formulohen dhe realizohen funksionet e drejtimit të shoqërisë…”Mirëpo,shqyrtimet nuk kanë ndaluar tek qeverisja,por janë shtrirë edhe në vetë sistemet e qeverisjes; ato janë fokusuar veçanërisht në tiparet thelbësore të qeverisjes së demokracisë liberale.
(3)Shqyrtimet për shtetin pikënisje kanë pasur kuptimin e përgjithshëm historik,por edhe evoluimin e tij në kohë dhe hapësirë.Ndonëse kanë dominuar aspektet juridike,nuk janë lënë anash edhe aspektet e tjera të trajtimit të shtetit,në mënyrë që të përfitohet një perceptim më i plotë për të.
(4)E drejta është kundruar me tërë kompleksitetin e shpërfaqjës së saj,qoftë si normë e sjelljes,qoftë si shkencë që merret me studimin e atyre normave.
(5)Pranoj se “kohën më të madhe”ma kanë marrë shqyrtimet për politikën,për shkak të ndërlikueshmërisë së përkufizimit të saktë të saj,por edhe të shpërfaqjes së saj.Jam përpjekur që të bëj një shqyrtim krahasimtar të qeverisjes dhe të politikës,dy pikave të skajshme të studimit tim,duke e parë dhe vështruar “qeverisjen si institucionalizim të politikës”.
Natyrisht se problemet nuk përfundojnë këtu,sepse ambiciet e mia janë shtrirë edhe në fushën e metodologjisë shkencore,në të menduarit dhe të shkruarit për demokracinë,qeverisjen,shtetin,të drejtën dhe politikën që flet për pretendimet që në një libër, në fakt,të përmblidhen dy libra, në dukje të parë të ngjashëm njëri me tjetrin,por edhe të ndryshëm njëri nga tjetri.Kjo e ka bërë punë time shumë më të vështirësuar,por edhe përgjegjësinë time shumë më të madhe.Në metodologji shkrihen së bashku rruga,mënyra,dija,teoria dhe shkenca, faktorë këta që vetëvetiu flasin për kompleksitetin e studimit dhe rrezikun që ai të ngelë “në sipërfaqe të problemit”.
Duke qenë shumë koshient për këtë,kam vendosur që ky libër,në të vërtetë,të shkruhet në etapa dhe që,në faqen time të internetit,kohë pas kohe,të shohin dritën,fragmente të shqyrtimeve për demokracinë,qeverisjen,shtetin,të drejtën dhe politikën,në pritje të sugjerimeve dhe propozimeve të lexuesve të parë të tyre,me qëllimin që,brenda kohës,të (ri)plotësohen, (ri)përpunohen dhe (ri)shqyrtohen,me qëllimin që botimi eventual i shqyrtimeve të mia në një libër të arrijë standardet e një studimi.


Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua