FJALOR I SË DREJTËS
- Details
- Published on Wednesday, 12 August 2009 10:39
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 382
FJALOR I SË DREJTËS
(Verzion punues)
Vrojtime hyrëse
Termat dhe shprehjet që do të përfshihen në këtë fjalor përbëjnë një punë time shumëvjeçare në përgatitjen e tij.Prandaj,paraqitja këtu e disa prej atyre termave dhe shprehjeve bëhet me qëllimin që,nëpërmjet të sugjerimeve dhe propozimeve të lexuesve të tij,të (ri)punoj dhe (ri)plotësoj atë,para se ta sheh dritën në ndonjë botim të mëvonshëm.Më duket se nuk është shumë e nevojshme për të arsyetuar hartimin e një fjalor të së drejtës,nëse në jetën e përditshme ndeshni shumë paqartësi nocionesh a konceptesh në të gjitha fushat e mendimit,veçanërisht në atë të së drejtës;nëse ndeshni në mungesë informacionesh e dijesh në shumë disiplina shkencore,veçanërisht në ato juridike;nëse ndeshni në mungesë argumentimi pikëpamjesh për shumë teza dhe hipoteza që ngriten në shumë ndihmesa shkencore, përgjithësisht, dhe në ato juridike,veçanërisht.
ADMINISTRATE,-A
”Njësi organizative e një sektori” në një degë të caktuar;”organ drejtues” i një njësie organizative të një sektori, ”së bashku me aparatin përkatës”;”zyrat e një institucioni ose të një shërbimi”;ndërtesa e një organi ose institucioni”;tërësia e nëpunësve,që veprojnë në njësi organizative”.
Administratë publike
”Që ka të bëjë me institucionet e burokracisë shtetërore;strukturat organizative që përbëjnë bazën e marrjes dhe të zbatimit të vendimeve,si dhe rregullat sipas të cilave kryhen shërbimet publike”.
Administratë shtetërore
“Formë e veprimtarisë shtetërore,krahas asaj ligjvënëse e gjyqësore”;”sistem i organeve shtetërore…”të cilat “ushtrojnë pushtetin shtetëror në formën e kësaj veprimtarie”;”tërësia e nëpunësve,që veprojnë në aparatin shtetëror”. ose në njësi Organizative shtetërore”.
Administrativ,-e
Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e kësaj veprimtarie;”që ka të bëjë me njësitë organizative të cilat ushtrojënë veprimtarinë administrative në emër të shtetit”;”që ka të bëjë me punën e administratës”;”që i përket administratës”;”që bëhet nga administrata”;”i administratës”.
Administrativisht
”Nga ana administrative”;”nga pikëpamja administrative”;”me rrugë administrative”;”nëpërmjet administratës”.
Administrator,-i
”Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës”të një institucioni; ”punonjës me përgjegjësi i administratës”.
Administrim,i
”Drejtim dhe organizim i punës në një fushë a në një degë…”;”kujdesje për nëjë pasuri a për një vlerë.
Administrim publik“Degë e shkencës politike që studion administratën publike nëpërmjet përshkrimit institucional,analizës dhe vlerësimit politik,si dhe analizës së marrëdhënieve ndërqeveritare”.
Administrues,i“Ai që merret me administrimin e një pasurie a një vlere”.
(Të konsultohen:Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,Tiranë,1980;Oxford Dictionary of Law,Oxford University Press,New York,1997;Lexique de termes juridique, Dalloz, Paris,1971;Fjalor i termave të së drejtës,shqip-frëngjisht,rusisht,Akademia e Shkencave e RPSH, Tiranë,1986; Fjalor terminologjik për drejtësinë,Fondacioni Soros & “Horizont”,shqip-anglisht,Tiranë,2002)


Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua