Mos(unifikimi)i fjalorit politik shqiptar
- Details
- Published on Wednesday, 06 September 2006 11:33
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 35
-Z.Ministër,jo pavarësi “e kushtëzuar”,po pavarësi e plotë,me mundësinë e mbështetjes dhe të fuqizimit nga bashkësia ndërkombëtare-
SHQIPTARET,SADO “TE NDARE”DUHET “TE ECIN TE BASHKUAR”
Ditë më parë e mbylla një shkrim timin me pyetjen:deri kur do të sillemi sikur të ishim pesë popuj dhe të kishim pesë çështje shqiptare?Aludoja,në prononcimin e z.Besnik Mustafaj,Ministrit të Jashtëm të shtetit shqiptar në Uashington dhe në të gjitha prononcimet e kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.Në këtë shkrim po shtroj një pyetje tjetër,po që ka një lidhje logjike me të parën:pse nuk e unifikojmë fjalorin politik shqiptar rreth kërkesave që shtrojmë para qendrave ndërkombëtare të vendosjes në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe të çështjes shqiptare, për të vazhduar edhe me një pyetje të dytë që,në të vërtetë,është produkt i një aforizmi tim shumë të pëlqyer prej të tjerëve(sa që një kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit në Kosovë e kishte “përzgjedhur”si “slogan të vetin”Të ulemi në ‘sofra kombëtare’përpara se të bisedojmë në tryeza ndërkombëtare”?
Letër e hapur deputetëve të Kuvendit Popullor të Shqipërisë
- Details
- Published on Sunday, 30 July 2006 11:35
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 35
Zonja e zotërinj,
Kur në leksionin tim të mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë,me datë 30 Nëntor 2005,kisha shprehur mendimin se Shqipëria,endë më shumë “i ngjanë fëmijës”që “sapo ka lindur i dobët”,mbahet në jetë “me infusion dhe se pritet prej brezave të ardhshëm,të edukuar dhe të shkolluar,ta nxjerirn nga ajo gjendje,nuk reagoi asnjëri nga studentët në amfiteatrin e mbushur plotë.Në këtë mënyrë konfirmova mendimin tim që,në fakt,përbënte shqetësimin tim, Ku vete Shqipëria sot.
Read more: Letër e hapur deputetëve të Kuvendit Popullor të Shqipërisë
Letër ambasadorëve të vendeve të Grupit të Kontaktit
- Details
- Published on Friday, 28 October 2005 11:37
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 32
Të nderuar ambasadorë,
Pa dyshim se shqetësimi Juaj i shprehur për Veriun e Kosovës,sado i vonuar qoftë,paraqet një kontribut të drejtpërdrejtë për sensibilizimin e gjendjes në atë pjesë të territorit të Kosovës.Cmojmë qëndrimin Tuaj se “nuk do të ketë ndarje të Kosovës”dhe angazhimin Tuaj për integrimin e Veriut të Kosovës në tërësinë institucionale të saj.
Read more: Letër ambasadorëve të vendeve të Grupit të Kontaktit
Letër e hapur kryeadministratorit, Z.Jessen Petersen
- Details
- Published on Tuesday, 30 August 2005 11:38
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 34
Zotëri i nderuar,
Shkas i drejtpërdrejtë që t’ju drejtohem me këtë letër është një deklaratë e Juaj e bërë publike ditë më parë në lidhje me Kosovën dhe të ardhmen e saj dhe porosia e Juaj:”Kosovarë, përgatituni për kompromise”.
Pa “hyrë fare”në çështjet që do të mund të diskutoheshin se a i përket mandatit Tuaj adresimi i porosisë;sesa ishte ky një veprim Juaj diplomatik, edhe po qe se “ishte i porositur”,
Read more: Letër e hapur kryeadministratorit, Z.Jessen Petersen
Letër e hapur Kryeadministratorit të Misionit Civil të OKB-së në Kosovë,z.Hans Haekkerup
- Details
- Published on Tuesday, 05 June 2001 11:39
- Written by Esat Stavileci
- Hits: 34
ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË KOSOVË NË FUNKSION TË QETËSIMIT TË GJENDJES DHE TË PËRBALLIMIT TË PENGESAVE
Kosova ka mbetur pa adresë të vetën,pa organet e veta dhe pa autoritetet e veta.Do të jetë vështirë të qetësohet gjendja dhe të përballohen pengesat pa u gjendur adresa,pa u zgjedhur organet,pa u emëruar autoritetet e Kosovës ,të cilat,do të mund të ishin dhe të bëheshin krah i Juaji i fortë në përpjekjet për ta ndërtuar të ardhmen e Kosovës.
Read more: Letër e hapur Kryeadministratorit të Misionit Civil të OKB-së në Kosovë,z.Hans Haekkerup


Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua