Kosova duhet të përfaqësohet me emër e me mbiemër
- Details
- Created on Friday, 03 February 2012 18:00
Në një shkrim të mëhershëm tërhiqnim vërejtjen për kujdesin që duhet të tregojë pala e Kosovës në bisedimet me Serbinë rreth termave që përdorën për shënimin e vendkalimeve kufitare, me theks se emri dhe simbolet në vendkalimet kufitare me Serbinë në asnjë mënyrë nuk janë çështje teknike, si mendon t’i paraqesë dikush, por çështje politike dhe atë të rëndësisë së veçantë për Kosovën.Tash po tërheqim vërejtjen për kujdesin tjetër të madh që duhet të tregojë pala e Kosovës në bisedimet me Serbinë rreth termave që do të përdorën në marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale dhe mënyrën e prezantimit të saj në to.
Read more: Kosova duhet të përfaqësohet me emër e me mbiemër
Një komb-një qëndrim, nuk do të duhej të tingëllonte vetëm si parrullë politike
- Details
- Created on Friday, 20 January 2012 10:08
Tek dëgjoja folësit nga trojet shqiptare në çeljen e manifestimeve për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë në datë 17 janar 2012, gjykoja se shqiptarët nuk kanë udhë tjetër, veçse udhën e bashkimit. Prandaj, detyrë parësore e tyre është ndërtimi i një strategjie të veprimit të përbashkët. Ajo strategji do të mund të ndërtohej, nëse do të bazohej në objektivat, në themelësinë praktike, në logjikshmërinë, në arsyeshmërinë, në konzistentitetin, në koheritetin dhe në realshërinë e veprimeve të përbashkëta të shqiptarëve.
Read more: Një komb-një qëndrim, nuk do të duhej të tingëllonte vetëm si parrullë politike
Duke shfletuar ditarin 2011
- Details
- Created on Tuesday, 03 January 2012 21:32
Duke shfletuar ditarin 2011
Ndryshe nga Petro Marko që, në “Intervistën me vetvetën”(2000), nuk kishte shfletuar, “as dokumente, as shkresa, as shkrime”, sepse “nuk kishte mbajtur kurrë shënime”, që nuk kishte shkruar “ç’kishte parë e ç’kishte dëgjuar, ç’kishte qarë e ç’kishte kënduar, ç’kishte thënë e ç’i kishin zënë veshët”, ndryshe nga ai, që “i kishte nxjerr nga kujtesa”, e cila “ende nuk e kishte lënë”, mbresat e “jetës së tij”, unë kam ecur nëpër një rrugë tjetër të jetës që, në mos asgjë tjetër, më ka mundësuar që, më lehtë, “t’i nxjerr nga kujtesa” ngritjet, lëkundjet, përmbysjet dhe shembjet që kanë ndodhur brenda kohës që kam jetuar, sepse kam mbajtur një evidencë, shumë të rregulltë, të përpikët e të vazhdueshme, në formë ditari. Ditëve të pushimit, në ndërrimin e moteve, shfletova ditarin 2011 dhe iu ktheva disa prej ngjarjeve që kisha përshkruar në të.
Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua