Mirė se vini nė www.Esat.Stavileci.com
Ndėr tė tjera, mund tė gjeni artikuj, intervista, letra tė hapura, mendime ndryshe dhe shkrime e kontribute tė tjera autoriale, tė shkruara nė kohėt kritike dhe dramatike pėr shqiptarėt. Ēastet e lira kaloni nė "Kopshtin e aforizmave". Edhe studentėt para tė cilėve ligjėroj, do tė gjejnė "ushqimin e vet". Sė shpejti do tė keni ēasje edhe nė video inēizimet e fjalės sime publike. Uroj qė tė ndaheni tė kėnaqur.
Faqja e parė
Maqedonasit nuk e ndryshojnė kursin ndaj shqiptarėve Print E-mail
Written by Esat Stavileci   
Wednesday, 25 August 2010

NESE MAQEDONASIT NUK E NDRYSHOJNE KURSIN NDAJ  SHQIPTAREVE,A DUHET SHQIPTARET TA  NDRYSHOJNE  POZICIONIN KARSHI  MAQEDONISE

Vrojtime hyrëse

Tetova, Gostivari, Struga, shqiptarët, Maqedonia, Ilirida, kërcënimet, shpallja e pavarësisë së Maqedonisë, dilemat, universiteti, ndalimi në Qafë Thanë dhe shpallja person i padëshirueshëm për dy vjet nga pushteti maqedonas, pritjet dhe ankthi në kufi, sërish universiteti, studentët, mikpritja, më vonë lufta në Kosovë, humbja e lidhjeve me familjen, kalimi i kufirit,vdekja e babait në Tetovë, varrimi, kthimi në shtëpi, sërish universiteti, studentët, respekti, ligjerata në “Kiril e Metodi”, më vonë  sëmundja, spitali i Shkupit, lotët, shërimi, sërish gëzimi, më pastaj enciklopedia, fyerja dhe poshtërimi i shqiptarëve, tash sërish librat shkollorë dhe provokimi…janë fragmente të shkëputura nga një pjesë e bujshme e jetës sime në Maqedoni. Janë kujtime, të ëmbëla dhe të hidhura, janë dëshmi e një kohe, gjurmë e një jete që nuk përsëritet më, por që të jep të drejtën ta kujtosh atë.
Lexo mė shumė...
 
Nuk kanė tė ndalur provokimet ndaj shqiptarėve Print E-mail
Written by Esat Stavileci   
Monday, 16 August 2010

Një ngjarje tragjike në Himarë të Shqipërisë që, për pasojë, pati një të vrarë minoritar grek, nuk mund të kualifikohet ndryshe veçse një akt kriminal. Edhe pse  akti u dënua, Athina zyrtare, të thuash, u tmerrua, pa vra mendjen se asnjëherë më asnjë rast nuk kishte reaguar në vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Për derisa në Maqedoni ende janë të freskta provokimet që iu bënë shqiptarëve në lidhje me historinë e tyre në një tekst enciklopedik, arrijnë provokimet e reja në një tekst shkollor në të cilin Kosova paraqitet si “krahinë e Serbisë”. Dhe, më në fund, edhe pse zyrtarë serbë që marrin leje për të hyrë në Kosovë për “qëllime fetare”, ata kryejnë mision politik dhe ky akt shpejt  harrohet prej institucioneve të Kosovës  deri sa të mos e vizitojë  një tjetër zyrtar serb, me të njëjtin mision.
Lexo mė shumė...
 
Mė shumė pavarėsi e sovranitet Print E-mail
Written by Esat Stavileci   
Wednesday, 04 August 2010

Theksime nga fjala e mbajtur në Klubin për Politikë të Jashtme (26 korrik 2010) në lidhje me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Po filloj me tri sugjerime.
Së pari, euforia që na kapluar me mendimin e shprehur të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të duhej të na kalonte sa më shpejt dhe mundësisht të na kthehej në energji krijuese për ta materializuar atë.
Së dyti, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të duhej të sherbente si “mbulesë” për ngecjet në zhvillimet e brendshme.
Së treti, duhet të jemi të vëmendshëm se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është këshillues, e jo obligues.
Nuk ka dyshim se kemi të bëjmë me një mendim shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj, veçanërisht nëse dimë ta kapitalizojmë.
Vetëm merrni me mend se po të kishim një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tjetër, të kundërt me këtë, se për çfarë do të mund të diskutonim sot.
Lexo mė shumė...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Next > End >>

Results 1 - 11 of 94
Home | Service | Sitemap |
 

 
Visitors
Njė pyetje pėr shqiptarėt mbetet e hapur. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė:
 
Kush ėshtė Online
We have 4 guests online
Members Area





Lost Password?